Lidhje

Kalendari Historik 10 shkurt - 2003-02-05


Më 10 shkurt të vitit 1975, kozmonautët sovjetikë vizituan për herë të parë Qendrën e Hapësirës Kenedi të Florides. Kozmonautët erdhën atje për të filluar muaj të tërë stërvitjeje rigoroze, së bashku me astronautët amerikanë, për t’u përgatitur për misionin amerikano-sovjetik të hapësirës, Apollo-Soyz. Anijet Apollo dhe Soyz u takuan në orbitën e Tokës më 17 korrik të vitit 1975. E gjithë bota e ndoqi direkt me televizion momentin kur të dy ekipet u takuan në hapësirë. Misioni i hapësirës Apollo-Soyuz i korrikut të vitit 1975, u krye pas rreth 5 vjet bisedimesh delikate dhe përgatitjesh të kujdesshme.

Më 10 shkurt të vititi 1881, në shtetin jugor tepër racist të Alabamës u hap Instituti Tuskegee, një shkollë për afrikano-amerikanët. Instituti synonte të përgatiste mësues dhe fermerë afrikano-amerikanë. Nën drejtimin e reformatorit afrikano-amerikan Booker T. Washington, Instituti regjistroi studentët e tij të parë më 4 korrik të po atij viti. Më 1943, në programin e Institutit u përfshinë edhe kurse universitare dhe që nga ajo kohë, studentët që ndjekin atë Institut marrin si dipllomë universitare, ashtu edhe atë pasuniverstare. Ndër lëndët që jepeshin në këtë Institut, përfshiheshin mësimdhënia, bujqësia, veterinaria, arkitektura, ekonomia dhe artet liberale. Biblioteka e Institutit Tuskegee, ka në fondin e saj koleksione librash të specializuar, dëroshkrime, ditare dhe materiale të tjera tepër të rralla, që përbëjnë një dokumentacion për jetën ekonomike, shoqërore dhe historike të popullsisë afrikano-amrikane. Studimi i drejtorit të parë të arsimit bujqësor, George Washington Carver, i hapi rrugën teknikave të larmishme bujqësore në jugun e Shteteve të Bashkuara. // lk //

XS
SM
MD
LG