Lidhje

Steiner:  Satusi i ardhëshëm i Kosovës nuk do të përcaktohet këtë vit - 2003-02-07


Kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner, i tha Këshillit të Sigurimit se Kosova ka shumë punë për të bërë në krijimin e një shoqërie shumë etnike, në ngritjen e institucioneve demokratike dhe në vendosjen e shtetit ligjor. Prandaj, tha ai, është shumë shpejt që të përcaktohet e ardhmja e saj.

"Për mendimin tim viti 2003 nuk është koha për zgjidhjen përfundimtare të satusit të Kosovës, por është koha për hedhjen e themeleve për procesin politik, që si përfundim do të përcaktojë statusin e saj".

Zoti Steiner pati kritika në adresë të politikanëve shqiptarë, që po këmbëngulin për pavarësinë dhe qe thone se “standardet” për një shtet më vete janë plotësuar. Ai ishte po aq kritik edhe ndaj thirrjes së Beogradit për një zgjidhje të shpejtë, duke kërkuar kthimin e Kosovës nën Sërbinë dhe Malin e Zi.

Zoti Steiner tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të zhvillojnë një dialog të hapur mbi të ardhmen e Kosovës, ku 90 përqind e popullatës përbëhet nga shqiptarët dhe 10 përqind nga sërbët. Ai tha se politikanët duhet të përqendrohen në problemet më të ngutëshme si ulja e nivleit të krimeve, dhuna etnike, korrupsioni dhe papunësia.

"Pra, ç’farë do populli i Kosovës? Cilat janë përparësitë e tij? Hapja e vendeve të punës, siguria, dhe marrëdhëniet shumë-etnike. Dhe pikërisht këto janë standardet për të cilat bëhet fjalë. Kjo është ajo që do komuniteti ndërkombëtar, kjo është ajo që do populli i Kosovës".

Ndërkaq, në një deklaratë të tij Këshilli i Sigurimit shprehu edhe një herë mbështetjen e tij për misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-un, për të vazhduar të luajë rolin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe në përpjekjet shtet-formuese para se të merret me statusin e ardhëshëm të saj.

Në raportin e tij, zoti Steiner përshëndeti zgjerimin e rolit të Bashkimit Evropian, që po përgatit një mison në Kosovë këtë muaj dhe pritet të përcaktojë strategjinë e tij për Ballkanin.//ic//

XS
SM
MD
LG