Lidhje

Vazhdojnë kërkimet në lidhje me aksidentin e anijes së hapesirës Kolumbia - 2003-02-07


Zyrtarë të Nasës thonë se po shqyrtojnë çdo shkak të mundshëm që çoi në shkatërrimin e anijes Kolumbia për vajtje-ardhje në hapësirë.

Administratori i programit të fluturimeve për vajtje-ardhje në hapësirë, Ron Dittemore, tha dje se hetuesit do të kërkojnë për një hallkë që mungon, ndërkohë që i vazhdojnë hetimet e tyre, qe filluan menjehere pas shpërthimit në flakë te Columbias të shtunën e kaluar. Hetimet perfshijne periudhen qe nga lëshimi Kolumbia më 15 janar.

Inxhinierët e kanë përqendruar vëmendjen tek rritja e nxehtësisë dhe rezistenca ndaj erës e krahut të majtë të Kolumbias në çastet fatale. Ata po përpiqen gjithashtu të interpretojnë disa të dhëna të ngatërruara të kapura nga kompjuterat disa sekonda para se anija të copëtohej. Zoti Dittemore thotë se deri tani kërkuesit kanë gjetur në tokë një mijë pjesë nga mbeturinat e anijes, por asgjë shumë të rëndësishme.//lk //

XS
SM
MD
LG