Lidhje

Serbi-Maqedoni, dakord për të bashkëpunuar në luftë kundër krimit të organizuar - 2003-02-07


Ministri maqedonas i mbrojtjes, Vllado Buçkovski, dhe zëvëndës-kryeministri serb, Nebojsha Çoviç, ranë mbrëmë dakord të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar.

Të dy ministrat shprehën gjithashtu shqetësimet e tyre për grupet e armatosura, që sipas tyre, mund të destabilizojnë rajonin.

Ndërkohë ministri maqedonas, Buçkovski, pranoi se javën e ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, siç shprehet ai, ”në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar destabilizimin”. //az//

XS
SM
MD
LG