Lidhje

Deklaratë e përbashkët e Francës, Gjermanisë dhe Rusisë - 2003-02-10


Udhëheqësit e 3 anëtareve kyçe të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën bëjnë thirrje për inspektime më të forta armësh dhe që lufta të shikohet vetëm si burimi i fundit.

Presidenti i Francës, Zhak Shirak, lexoi deklaratën dje në Paris, e cila ishte nënshkruar edhe nga presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Gerhard Shrëder. Në deklaratë thuhet që inspektimet të përforcohen me personel dhe pajisje teknike shtesë.

Presidenti Shirak tha se rezoluta 14-41, e cila i kërkon Irakut të çarmatoset ose përndryshe do të përballet me pasoja, nuk është përmbushur plotësisht. Zoti Shirak, u tha gazetarëve se nuk ka parë ende prova të padiskutueshme që Iraku fsheh armë të ndaluara të shkatërrimit në masë.

//ze//

XS
SM
MD
LG