Lidhje

Koreja e Jugut kërkon ndihmën e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës bërthamore  me Korenë e Veriut - 2003-02-11


Presidenti i Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, i kërkoi ndihmë Bashkimit Evropian në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të krizës rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Presidenti Kim e bëri këtë kërkesë sot, gjatë bisedimeve në Seul me Shefin politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana. Zoti Solana thotë se organizata e tij kërkon të ndihmojë për krijimin e një fronti ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por shtoi se Koreja e Veriut e ka hedhur poshtë një nismë të tillë.

Koreja e Veriut ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara. Administrata e presidentit Bush ka thënë se është e gatshme për bisedime, por kërkon një zgjidhje të shumanëshme për çështjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut.// lk //

XS
SM
MD
LG