Lidhje

Washingtoni:  mund të ndërmerren sulme parandaluese ndaj çdo vendi që përbën kërcënim - 2003-02-13


Mundësia e hyrjes së Shteteve të Bashkuara në luftë me Irakun pa një koalicion të Kombeve të Bashkuara, ka shqetësuar shumë njerëz. Në strategjinë e përcaktuar kohët e fundit nga administrata e Presidentit Bush theksohet se ndaj çdo vendi që përbën kërcënim mund të ndërmerren sulme parandaluese nga ushtria amerikane. Edhe pse ky qendrim kshikohet nga shumë si një ndryshim në politikën e jashtme amerikane, koncepti nuk është i ri.

Në mars të vitit 1992, një dokument sekret amerikan, në të cilin propozohej një qndrim i ri në politikën e jashtme iu dha fshehurazi gazetës Nju Jork Times. Udhëzimet për Planifikimin e Mbrojtes, një strategji kjo e propozuar për rolin e Shteteve të Bashkuara në botën e shekullit të 21-të, u bë shkak debatesh intensive. Strategjia parashikonte që Shtetet e Bashkuara të përdornin forcën ushtarake nëse ishte e nevojshme për të ruajtur pozitat e tyre si e vetmja superfuqi në botë. Për më tepër, kur veprimi kolektiv ishte i pamundur, thuhej në dokument, Shtetet e Bashkuara do të vepronin në mënyrë të njëanëshme dhe parandaluese kundër vendeve që dyshoheshin se po zhvillonin armë të shkatërrimit në masë.

Një nga autorët e kësaj doktrine ishte Paul Wolfowitz, tani zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes. Eprori i rij në atë kohë, ish Sekretari i Mbrojtes, Dick Cheney, është tani nënpresident.

Stephen Walt, shef i katedrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në fakultetitn John F. Kennedy të Shkencave Politike të Universitetit Harvard, e shpjegon kështu këtë strategji: Ideja qendrore e Udhëzimeve për Planifikimin e Mbrojtjes, të përgatitura nga Paul Wolfovitz në administratën e presidentit të parë Bush, ishte vënia e themeleve të politikës së superioritetit afatgjatë amerikan, që Shtetet e Bashkuara duhet të kishin si objektiv themelor parandalimin e shfaqjes së një konkurenti kudo në botë. Kjo politikë ishte rezultat i këndvështrimit tepër konservator sesi Shtetet e Bashkuara duhet të ruanin forcat ushtarake që nuk do të ishin thjesht të fuqishme, por shumë më të fuqishme se çdo forcë tjetër në botë, në mënyrë që askush të mos guxonte të na kundërvihej.

Ronald Asmus punoi në administratën e Presidentit Clinton dhe ndihmoi në përpjekjet për zgjerimin e NATO-s drejt Evropës Lindore. Ai është tani bashkëpunëtor në Fondin Marshall Gjerman në Uashington. Ai tha se dokumenti i vitit 1992 për planifikimin e mbrojtjes duhet vlerësuar duke u mbështetur në pikëpamjet që mbretëronin kur ai u shkrua, pra menjëherë pas Luftës së Ftohtë.

Zoti Asmus thotë se duhet patur në mendje se Udhëzimet për Planifikimin e Mbrojtjes u shkruan menjëherë pas shëmbjes së Murit të Berlinit dhe rënies së Bashkimit Sovjetik. Kjo ishte përpjekja e parë e administratës së presidentit Bush për të filluar përvijimin e elementeve të rolit amerikan në periudhën e pas Luftës së Ftohtë”.

Dokumenti Sekret i vitit 1992 qarkullonte në qarqet e larta të Pentagonit dhe nuk ishte në plan të bëhej publik. Publikimi i tij nga mjetet e informimit alarmoi aleatët e Amerikës dhe anëtarë të Kongresit amerikan.

Administrata e Presidentit Bush u përpoq t’i siguronte aleatët se nuk po e braktisnin bashkëpunimin shumëpalësh, duke favorizuar politikën e veprimit të njëanshëm. Ky dokument u braktis kur presidenti Bush humbi në garën presidenciale të vitit 1992.

Profesori Stephen Walt i Universidetit Harvard thotë se një nga lidhjet mes dokumentit të vitit 1992 dhe politikës së tanishme është përqendrimi tek forca ushtarake. Por, zoti Asmus vë në pikëpyetje eksiztencën e një lidhjeje të drejtpërdrejtë mes Udhëzimeve për Planifikimin e Mbrojtjes dhe politikës së administratës së tanishme. Ai argumenton se sulmet terroriste të 11 shtatorit shkaktuan një ndryshim rrënjësor në politikë. Ronald Asmus thotë gjithashtu se ideja që Shtetet e Bashkuara do të kryejnë sulme ushtarake parandaluese nëpër botë është e smadhuar.

Shumë vëzhgues janë dakord se masat parandaluese nuk përbëjnë ndonjë politikë të re. Por, në këtë aspekt duhet bërë një dallim, thotë gjenerali amerikan në pension, William Odom, drejtor i degës së Studimeve të Sigurimit Kombëtar në Institutin Hudson. Ai vë në dukje standardin e ri, sipas të cilit sulme parandaluese mund të kryhen edhe kur ekziston pasiguria për synimet apo objektivat e armikut.

Në dokumentin e vitit 1992 të Udhëzimeve për Planifikimin e Mbrojtjes, Paul Wolfovitz përshkuante skenarë të supozuar lufte, përfshirë një konflikt të armatosur me Irakun pas mëkëmbjes së Saddam Husseinit nga humbja në Luftën e Gjirit Persik. Sot, zoti Wolfowitz mbron tezën se një “Irak i çliruar” do të ishte hapi i parë në përpjekjen e Shteteve të Bashkuara për të nxitur rënien e regjimeve autoritare në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, profesor Walt i Universitetit Harvard, argumenton se lufta kundër Irakut nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh për sa i përket forcimit të demokracisë. Ai thotë se ideja e nevojës urgjente për të goditur Irakun është sajuar nga ata që ai i quan neo-konservatorë në administratën e Presidentit Bush. ProfesorWalt thotë se ata kërkonin ta zhdukin Saddam Husseinin shumë përpara 11 shtatorit.

Ronald Asmus nuk pajtohet me këtë argument. Ai thotë se sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkura kanë treguar se Lindja e Mesme përbën një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë amrikane dhe hapi tjetër për ta pakësuar këtë kërcënim është çarmatimi i Saddam Husseinit. //xh//

XS
SM
MD
LG