Lidhje

Stuhia e madhe e borës bllokon Washingtonin - 2003-02-17


Një stuhi e madhe bore ka mbuluar pjesë të mëdha të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara. Rreshjet e borës kanë arritur nivele rekord me mbi 60 centimetra duke pezulluar sistemin e transportit dhe bllokua rmiliona njerëz në shtëpi. Stuhia e borës po lëviz tani nga Washingtoni për në veri, drejt Nju Jorkut dhe Bostonit.

Rreshjet e borës kanë qënë më të mëdhatë të rregjistruara ndonjëherë në disa zona. Metereologët thonë se në qyteitn e Filadelfias trashësia e borës mund të arrijë në 1 metër. Në të paktën 7 shtete, edhe këtu në Washington, qeveritë lokale kanë shpallur gjendjen e jashtezakonshme.

Sot në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Presidentit, për të nderuar kujtimin e presidenteve George Washington, presidenti i parë i vendit dhe Abraham Linkoln, presidenti që drejtoi vendin gjatë Luftës Civile rreth 150 vjet më parë. Si rezultat i stuhisë që filloi të shtunën dhe vazhdon ende, një pjesë e aeroportove në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara janë mbyllur. Edhe shërbimi me tren është mbyllur në shumë zona.

//rd//

XS
SM
MD
LG