Lidhje

Presidenti francez kritikon kandidatët e BE-së për qëndrimin pro-amerikan mbi Irakun - 2003-02-18


Presidenti francez Jacques Chirac, kritikoi ashpër kandidatët për anëtarësim në Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me Irakun, duke thënë se humbën një rast të mirë për të mos u shprehur për këtë çështje.

Zoti Chirac tha dje se kandidatët e Evropës Lindore nuk treguan përgjegjshmëri, kur dolën menjëherë në favor të qëndrimit amerikan.

Ai tha se ata që bëjnë tashmë pjesë në familjen e Bashkimit Evropian kanë më shumë të drejta se sa ata që po trokasin në dyert e kësaj organizate për të hyrë brenda.

Franca u zemërua kur udhëheqësit e 13 vendeve që shpresojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, mes tyre edhe Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania nënshkruan muajin e kaluar një letër ku mbështesnin paralajmërimin amerikan për ndërhyrje ushtarake në Irak.

Disa gazeta amerikane dhe evropiane me peshë e botuan letrën, që u nënshkrua gjithashtu edhe nga kryeministrat dhe presidentët e Britanisë, Danimarkës, Italisë, Portugalisë dhe Spanjës.//kk//

XS
SM
MD
LG