Lidhje

Presidenti Bush: nuk do të lejojë që protestat nëpër botë ose opozita mes aleatëve të bllokojnë luftën kundër Irakut - 2003-02-18


Presidenti Bush tha se nuk do të lejojë që protestat në shkallë botërore ose opozita mes disa vendeve aleate të bllokojnë një luftë të mundshme të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Presidenti Bush tha se lufta vazhdon të jetë mjeti i fundit. Ai shtoi se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të detyrojë respektimin e rezolutave të tij që i kërkojnë Irakut të heqë dorë nga armët e shkatërrimit në masë. Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara mund të propozojnë këtë javë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit, e cila do të autorizonte përdorimin e forcës kundër Irakut.

Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se mosrespektimi i rezolutave të OKB-së për çarmatim justifikon përdorimin e forcës. Por vende të tjera anëtare të Këshillit të Siugurimit kundërshtojnë luftën.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se pjesa më e madhe e vendeve të Evropës mbështesin Shtetet e Bashkuara për sa i përket çështjes së Irakut. Por ai shtoi se ka përjashtime, veçanërisht Franca dhe Gjermania. Disa udhëheqës të vendeve të Evropës lindore po kritikojnë presidentin francez, Zhak Shirak për kritikat e tij të ashpra për mbështetjen e tyre të një lufte të mundshme të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut.

Këto zhvillime ndodhën dje, ndërkohë që Kombet e Bashkuara filluan dy ditë takime lidhur me krizën irakiane. Shumë prej vendeve në zhvillim, që marrin pjesë në këto takime, bënë thirrje për më shumë inspektime për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore.

Sot, presidenti Bush takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, George Robertson, për bisedime mbi Irakun dhe ndihmën mbrojtëse për Turqinë. //ze//

XS
SM
MD
LG