Lidhje

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të gatshëm të bashkëpunojnë me Gjykatën e Hagës - 2003-02-18


Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thanë sot se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Gjykatën për krime lufte në Hagë.

Ndërkohë, zyrtarët e forcave paqëruajtëse pohuan se tre të arrestuarit janë përfshirë në akuzat për rrëmbimin dhe burgosjen e paligjshme, torturimin dhe vrasjen e më shumë se 23 serbëve dhe shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Korrespondenti ynë në Prishtinë Shefki Morina njofton se të arrestuarit pritet të transferohen për në Hagë, por zyrtarët ndërkombëtarë nuk kanë saktësuar kohën kur do të ndodh një gjë e tillë.

//rd//

XS
SM
MD
LG