Lidhje

Presidenti Bush takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të  NATO-s, George Robertson - 2003-02-19


Kur gazetarët dhe kamerat hynë brenda për të parë fillimin e takimit, Presidenti nuk iu përmbajt rutinës së zakonëshme, por vlerësoi lart aleancën e NATO-s.

"Sot kjo aleancë po e pajis Turqinë që të mbrohet nga një sulm i mundëshëm nga Iraku".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Roberton, u përgjegj me një buzëqeshje dhe me një nënkuptim për përpjekjen e anëtareve të NATO-s, Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës për të bllokuar ndihmën për Turqinë, e vetmja anëtare e aleancës që ka kufij të përbashkët me Irakun.

"Kjo më kujton Winston Churchill-in, busti i të cilit ndodhet në këtë dhomë, i cili tha këtë shprehje të famshme për Shtetet e Bashkuara: 'Shtetet e Bashkuara duhen besuar se gjithmonë bëjnë atë që duhet pasi kanë provuar çdo alternativë tjetër'”.

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë kërkuar NATO-s të marri pjesë zyrtarisht në ndonjë ofensivë ushtarake kundër Irakut. Por administrata e Presidentit Bush e ka bërë të qartë se do t’u kërkojë ndihmë vendeve anëtare dhe ajo i bëri thirrje aleancës që të ndihmojë Turqinë.//ic//

XS
SM
MD
LG