Lidhje

NATO-ja miraton dërgimin e mjeteve mbrojtëse në Turqi - 2003-02-19


NATO-ja miratoi zyrtarisht dërgimin e mjeteve mbrojtëse në Turqi para një lufte të mundshme në Irak. Shtetet e Bashkuara e mirëpritën vendimin e Komisionit të Planifikimit të Mbrojtjes, duke thënë se solidariteti i aleancës triumfoi.

Zhvillimi i së mërkurës pason vendimin e së dielës për të autorizuar fillimin e planifikimit ushtarak për mbrojtjen e Turqisë, duke i dhënë fund një përçarjeje në radhët e aleancës.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë për të lejuar vendosjen e trupave amerikane në territorin turk në kuadër të përgatitjeve për një sulm të mundshëm kundër Irakut. Njoftohet se qeveria turke po kërkon shtimin e ndihmës së propozuar ekonomike amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG