Lidhje

Powell: vendet që kundërshtojnë luftën po u shmangen përgjegjësive - 2003-02-19


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, kritikoi vendet që kërkojnë t’u japin më shumë kohë inspekimeve të OKB-së në Irak. Zoti Powell tha se këto vende kanë frikë të përballen me përgjegjësitë e një lufte të mundshme për të çarmatosur Irakun.

Ishte e qartë se komentet që sekretari Powell bëri të martën në një intervistë me radion publike francez, u refereheshin propozimeve franceze për intensifikimin e procesit të inspektimeve. Ai theksoi se rritja e numrit të inspektorëve apo zgjatja e procesit të inspektimeve nuk është çështja thelbësore.

Ai tha se Iraku duhet të çarmatoset dhe se afati i Bagdadit për të vepruar në përputhje me rezolutat përkatëse po mbaron. Sekretari Powell theksoi se kjo është arsyeja që Washingtoni po punon me vendet mike dhe aleatët për hartimin e një rezolute të re që do të autorizonte përdorimin e forcës.

Ai vuri në dukje se edhe pa një rezolutë të re, Washingtoni ka autoritetin të ndërmarrë veprime ushtarake në bazë të rezolutës 14-41 të OKB-së, e cila paralajmëron për pasoja sereioze nëse Iraku nuk çarmatoset. //kk//

XS
SM
MD
LG