Lidhje

Fatmir Limaj arrestohet nga policia e Sllovenisë - 2003-02-19


Zyrtarët e Gjykatës së Hagës thanë mbrëmë se Fatmir Limaj deputet i Parlamentit të Kosovës nga Partia Demokratike dhe një nga drejtuesit e lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar nga policia e Sllovenisë, në Kranjska Gora, rreth 80 kilometra larg kryeqytetit të këtij vendi.

Fatmir Limaj mbante postin më të lartë në Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mes 4 shqiptarëve të parë të akuzuar për krime lufta, gjatë luftimeve me forcat sërbe në konfiktin e Kosovës. Një zëdhënëse e gjykatës së Hagës tha se ish-komandanti i UÇK-së u arrestua dje, por ajo hodhi poshtë njoftimet se zoti Limaj ishte dorrëzuar.

Tre ish luftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestuan të hënën. Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, tha se Haradin Bala, Isak Musliu dhe Agim Murteziu, u transferuan dje në qendrën e gjykatës për krime lufte. Zoti Limaj pritet gjithashtu të transferohet në Hagë brënda disa ditësh.

Krye-prokurorja Del Ponte kritikoi paqëruajtësit e NATO-s që e lejuan zotin Limaj të largohej nga Kosova të premten, megjithë faktin se ai ishte paditur për krime lufte. Në një deklaratë të gjykatës së Hagës thuhet se katër shqiptarët janë akuzuar për planifikimin dhe nxitjen e burgosjes dhe vrasjes së banorëve serbë e shqiptarë të Kosovës, që nuk bashkëpunonin me luftëtarët shqiptarë.

Më herët në Kosovë kishte pasur njoftime se zoti Limaj do t’i dorëzohej policisë austriake për të vazhduar rrugëtimin për në Hagë.

//ze//

XS
SM
MD
LG