Lidhje

ShBA presin një përgjigje nga Ankaraja për dislokime amerikane në Turqi - 2003-02-19


Shtetet e Bashkuara informuan Turqinë se u nevojitet një përgjigje nga Ankaraja nëse do të lejojë vendosjen e trupave amerikane në territorin turk për një sulm të mundshëm kundër Irakut. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha sot se koha nuk pret dhe se vendimi duhet të merret menjëherë. Zëvendës-kryeministri i Turqisë tha sot se paralamenti turk nuk do të votojë lidhur me këtë kërkesë derisa të arrihet një marrëveshje e kënaqëshme për paketën e ndihmës amerikane. Njoftimet bëjnë të ditur se Turqia po kërkon shumë më të tepër sesa 20 miliardë dollarë në formën e huave që ka ofruar administrata e presidentit Bush. //ad//

XS
SM
MD
LG