Lidhje

Presidenti Bush dhe kryeministri britanik Blair distkutojnë mbi një rezolutë të re për Irakun - 2003-02-20


Presidenti Bush dhe kryeministri britanik, Tony Blair, diskutuan rreth planeve për të paraqitur në Këshillin e Sigurimit një projektrezolutë të re, që do të autorizonte veprimin ushtarak nëse Iraku nuk çarmatoset. Shtëpia e Bardhë njoftoi se dy udhëheqësit zhvilluan dje një bisedë telefonike 30 minutëshe, mbi strategjinë për paraqitjen e projektrezolutës së propozuar. Ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara thotë se rezoluta mund të përfshijë një afat për Irakun që të heqë dorë vullnetarisht nga armët e shkatërrimit në masë. Zyrtarë amerikanë thonë se ata presin që në projektrezolutë të thuhet se Iraku ka shkelur rezolutën 14-41 të OKB-së, e cila i kërkon Bagdadit të çarmatoset ose përndryshe do të përballet me pasoja serioze. //ad//

XS
SM
MD
LG