Lidhje

Pekini mbështet zgjidhjen me dialog të krizës bërthamore me Korenë e Veriut - 2003-02-20


Zyrtarë kinezë thonë se sipas Pekinit dhe Washingtonit, dialogu është rruga më e mirë për zgjidhjen paqesore të krizës rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze theksoi se Washingtoni ka lënë të kuptohet në disa raste se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Phenianin. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për bisedime shumëpalëshe dhe jo për dialog vetëm për vetëm me Korenë e Veriut. Pritet që çështja e programit bërthamor të Koresë së Veriut të jetë lart në rendin e ditës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell, gjatë turneut të tij të kësaj jave në Azi.

//ad//

XS
SM
MD
LG