Lidhje

Vazhdon debati për krijimin e një komisioni parlamentar mbi veprimtarinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës - 2003-02-21


Debati rreth ngritjes së një komisioni hetimor të parlamentit shqiptar për shqyrtimin e veprimtarisë së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, vazhdon të jetë çështje kryesore e politikës në Shqipëri.

Socialistët, të cilët kërkuan shtyrjen e votimit për ditën e hënë, pritej që të mblidhin të prremtën kryesinë e cila do të diskutonte edhe për këtë çështje.

Opozita, që ka shprehur vendosmëri në kërkesën e saj, ndodhet në pritje të qëndrimit të ardhshëm të socialistëve. //az//

XS
SM
MD
LG