Lidhje

Sekretari Pauëll paralajmëron Korenë e Veriut - 2003-02-23


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell iu drejtua Koresë së Veriut me një paralajmërim të prerë për të hequr dorë nga çdo plan për prodhimin e armëve bërthamore.

Sekretari Powell shkoi sot në Korenë e Jugut pas bisedimeve me udhëheqësit kryesorë kinezë në Pekin. Para se të nisej për në Korenë e Jugut, shefi i diplomacisë amerikane tha se Washingtoni beson se Koreja e Veriut ka aktualisht një sasi të mjaftueshme lëndësh bërthamore për një ose dy bomba. Ai tha se çdo hap i mëtejshëm i Phenianit në këtë drejtim do të konsiderohej si shumë serioz.

Pas takimit me presidentin kinez Gjiang Zë Min dhe nënpresidentin Hu Gjintao, sekretari Powell tha se mendon që Pekini është i gatshëm të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

//rd//

XS
SM
MD
LG