Lidhje

Kabineti Turk miraton kërkesën për dislokimin e trupave amerikane - 2003-02-24


Kabineti i Turqisë miratoi kërkesën e Washingtonit për të lejuar dislokimin e trupave amerikane në territorin turk për një luftë të mundshme kundër Irakut.

Kabineti arriti në këtë përfundim sot pas një sesioni të gjatë në Ankara. Vendimi i kabinetit duhet të miratohet nga parlamenti turk, para se rreth 40 mijë ushtarë amerikanë mund të dërgohen në Turqi. Ende nuk është e qartë se kur mund të mbahet vota në parlament.

Zyrtarë turq dhe amerikanë thonë se ende vazhdojnë negociatat rreth një marrëveshjeje, sipas së cilës Washingtoni do t’i jepte Ankarasë miliarda dollarë për të përballuar humbjet e shkaktuar nga një luftë e mundshme me Irakun.

Sipas njoftimeve më të fundit, të dyja palët po diskutojnë rreth një pakete ndihmash prej rreth 15 miliard dollarësh, sasi kjo shumë më e vogël se paketa prej 25 apo 30 miliard dollarësh që u njoftua javën e kaluar.

//rd//

XS
SM
MD
LG