Lidhje

Në Shqipëri, klima politike është acaruar ndjeshëm pas përplasjes së fundit në parlament - 2003-02-25


Në Shqipëri klima politike është acaruar ndjeshëm pas përplasjes së fundit të hënën mbrëma në parlament për çështjen e komisionit hetimor ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ndërhyrja e presidentit të republikës, Alfred Mosiu, nuk arriti të zbuste tensionet, madje socialistët e kundërshtuan hapur atë, duke folur për tejkalim të kompetencave të kreut të shtetit. Por po mbrëmë presidenca sqaroi se qëllimi i deklaratës së kreut të shtetit kishte qënë shmangja e një konflikti të hapur, pozitë-opozitë, me pasoja për të ardhmen e reformave të vendit.

//ze//

XS
SM
MD
LG