Lidhje

Parlamenti turk shtyu përsëri votën lidhur me dislokimin e trupave amerikane - 2003-02-27


Një ligjvënës i njohur turk tha se parlamenti shtyu përësri votën lidhur me kërkesën për të lejuar dislokimin e trupave amerikane në Turqi, si bazë për një sulm të mundshëm kundër Irakut. Ligjvënësi, anëtar i Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, tha se debati rreth këtij mocioni do të rifillojë të shtunën.

Kreu i partisë në pushtet, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot më heret se priste që parlamenti ta miratonte sot kërkesën për dislokimin e trupave amerikane. Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Turqisë që të marrë një vendim sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë, ministri i jashtëm turk, Veçdi Gonul, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë përfunduar aspektet ushtarake të marrëveshjes për dislokim.

XS
SM
MD
LG