Lidhje

Kombet e Bashkuara dhe Iraku - 2003-02-27


Më 24 shkurt, Mbretëria e Bashkuar, paraqiti para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projektrezolutë ku thuhej se Iraku nuk i ka respektuar kërkesat e Kombeve të Bashkuara, për asgjesimin e armëve të shkatërrimit në masë. Projektrezoluta u mbështet edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Spanja. Këshilltarja amerikane për sigurinë kombëtare, Kondoliza Rajs, tha se miratimi i projektrezolutës do ta forconte rolin e Këshillit të Sigurimit, në politikën ndërkombëtare.

E formuar në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka një mision të rëndësishëm. Sikurse tha edhe presidenti Bush, vendet themeluese të OKB-së, deklaruan se nuk do të lejohet kurrë më që paqja të shkatërrohet nga dëshirat dhe ligësia e një njeriu të vetëm. Pas një periudhe të gjatë të karakterizuar nga diktatorë mashtrues, traktate të dështuar dhe jetë të shkatërruara, më në fund OKB-ja filloi t’i përkushtohej, siç tha Presidenti Bush, dinjitetit njerzore për të gjithë dhe një sistemi sigurie të mbrojtur nga të gjithë.

Sot, këto standarte dhe kjo siguri, po sfidohen nga regjimi irakian i Sadam Huseinit. Në vitin 1990, Sadami pushtoi Kuvajtin. Nëse bota do ta kishte lejuar diktatorin irakian, ai do ta kishte vazhduar agresionin e tij. Por një koalicion i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vullneti i Kombeve të Bashkuara e detyruan Sadamin të tërhiqej nga Kuvajti.

Ndër kërkesat që Kombet e Bashkuara i caktuan Irakut, ishte edhe shkatërrimi i rezervave të armëve kimike dhe biologjike, si dhe shkatërrimi i raketave ndërkontinentale me rreze mbi 150 kilometra dhe dhënia fund e programeve të armëve bërthamore. Për 12 vjet rrjesht, Sadami refuzoi. Në bazë të rezolutës 14-41 të Këshillit të Sigurimit, të miratuar njëzëri në muajin nëntor, Sadamit ju dha edhe një shans i fundit për tu çarmatosur. Por diktatori irakian nuk bashkëpunoi me Kombet e Bashkuara, dhe tani afati ka kaluar. Shtetet e Bashkuara, tha Presidenti Bush, do të punojnë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit në ditët që vijnë, që t’ja bëjë të qartë Sadam Huseinit, se kërkesat e botës dhe të Kombeve të Bashkuara do të zbatohen. Ka ardhur koha, tha presidenti Bush, që Organizata e Kombeve të Bashkuara të tregojë nëse do të ketë apo jo peshë roli i saj, ndërkohë që bota përballet me kërcënimet e shekullit 21.

//rd//

XS
SM
MD
LG