Lidhje

Franca, Gjermania mirëpresin premtimin e Irakut për shkatërrimin e raketave - 2003-02-28


Franca dhe Gjermania i mirëpritën si hap të rëndësishëm drejt çarmatimit njoftimet se Iraku ka premtuar të asgjësojë raketat e tij Al-Samud-2.

Të dy vendet thonë se trysnia diplomatike mbi qeverinë e Bagdadit duhet të vazhdojë dhe u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë përpjekjet për ta detyruar Irakun të çarmatoset.

Të dyja vendet kundërshtojnë thirrjet amerikane për ndërhyrje ushtarake kundër Bagdadit, ndërkohë që Britania, Spanja dhe disa qeveri të tjera evropiane mbështesin qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

Edhe Rusia është kundër ndërhyrjes ushtarake. Ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov, i cili ndodhet për vizitë në Kinë, tha sot në Pekin se qeveria e tij është e gatshme të shfrytëzojë praninë e saj në Këshillin e Sigurimit për të përdorur veton kundër luftës për hir të qendrueshmërisë ndërkombëtare.

Ndërkohë, në Lindjen e Mesme, ministrat e jashtëm të 22 vendeve të Lidhjes Arabe, të mbledhur në Egjipt, po përpiqen të arrijnë një qëndrim të përbashkët lidhur me një luftë të mundshme kundër irakut.

Njoftohet se delegatët po debatojnë lidhur me përmbajtjen e një komunikate, që është planifikuar të nxirret në takimin e nivelit të lartë të Lidhjes Arabe, i cili fillon nesër në vendpushimin egjiptian Sharm Al-Sheik.//kk//

XS
SM
MD
LG