Lidhje

Intervistë me analistët Çani i  Gazetës Shqiptare dhe Dervishi i gazetës Albania - 2003-03-03


Çështja e ngritjes së një grupi parlamentar për hetimin e veprimtarisë së kyetarit të Bashkisë, Edi Rama dhe dorëheqja e drejtorit të doganave, po mbizotërojnë skenën politike në Shqipëri. Këto dy çështje janë të lidhura me akuza rreth një teme mjaft të ndjeshme siç është korrupsioni dhe kontrabanda. Lidhur me këtë çështje, kolegu ynë Elez Biberaj, zhvilloi një intervistë me zotin Arian Çani të Gazetës Shqipatre dhe zotin Lutfi Dervishi i gazetës Albania.

EB: Zoti Çani, doganat janë një sektor mjaft kritik për Shqipërinë e megjithatë shohim se aty bëhen ndryshime të shpeshta. A ekziston një parim i qartë dhe i përcaktuar mirë, sipas të cilit të vendoset nëse një person, si në rastin e zotit Papadhima, është ose jo i përshtatshëm të emërohet në krye të një sektori të tillë me rëndësi?

A.Çani: -Unë mund të them se kohët e fundit ka patur ndërrime të njëpasnjëshme të drejtuesve të doganave shqiptare, dhe kjo nuk mund të jetë një gjë e mirë përsa i përket mbarëvajtjes së punëve në këtë instuticion. Dua të kujtoj se doganat në Shqipëri janë një instuticion, fatkeqësisht, shumë i rëndësishëm, ndërkohë që duhet të ishte ndryshe. Duhet që tatimet të kishin më shumë rëndësi në këtë vend, si në të gjitha vendet e tjera normale, me një ekonomi tregu normal. Prandaj, në këto kushte, ndryshimi i krerëve të doganave nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka çoroditur administratën e këtij instuticioni. Dua të kujtoj se vetëm pak muaj më parë, të ardhurat e këtij instuticioni kanë qënë në një situatë të dëshpëruar. Duhet thënë se edhe për drejtorin Papadhima ka patur shumë thashetheme dhe artikuj në shtyp, lidhur me një akuzë të disa viteve më parë. Gjithsesi duhet thënë se doganat këto dy muaj e kanë marrë veten, sipas të dhënave të këtij instuticioni. Megjithatë unë mendoj se në Shqipëri duhet të fillojë të funksionojë një sistem më besnik. Por nëse vazhdohet me një ndryshim të drejtorëve në çdo dy muaj, situata do të jetë gjithmonë e dëshpëruar.

EB: Zoti Dervishi, Partia demokratike e kishte kundërshtuar emërimin e zotit Papadhima. A mendoni se dorëheqja e tij mund të forcojë pozitat e Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj në parlament. L.Dervishi:- Dorëheqja e zotit Papadhima shton pikë në favor të Partisë Demokratike dhe opozitës, dhe gjithë atyre që janë kritik për këtë emrim. Shqetësuese është mënyra se si emrohen njerëz të tillë në pika të tilla kyçe. Në këtë rast, meqënëse zoti Papadhima dha dorëheqjen, duhet të japin një spjegim publik edhe kryeministri edhe ministri i financave, për arsyen se pse e kane bërë ketë emrim? Problem që në Shqipëri nuk egziston. Tani thuhet se drejtori i ri i doganave do të bëhet me konkurs, pse ndodh kjo?. Socialistët kanë gjashtë vjet në pushtet dhe ka një ligj për adminstratën publike dhe pse nuk e kanë bërë këtë emrin në përputhje me këtë ligj?. Problemi nuk shtrohet thjesht tek realizimi apo mos realizmi i doganave apo tek mënyra se si do ti kalojë pergjigjësia tatimorëve, që policia doganore të mos merret thjesht me grumbullimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit por, të ketë funksione si në vendet perëndimore. Por problemi është tek mesazhi që i përcillen publiku. Gjatë vitit të fundit janë ndërruar pesë kryedoganjerë, dhe mesazhi që përcillet në këtë rast tek publiku është, duke perifrazuar fjalët e kryetari të Partisë Socialiste, doganat konsiderohen si koshere bletësh ku mundë të marrë mjaltë ai që është afër pushtetit.

EB: Zoti Cani, duket se në të dy rastet, me kundërshtimin e krijimit të komisionit për çështjen Rama si dhe tani me dorëheqjen e detyruar të drejtorit të doganave, pozitat e socialistëve janë minuar. Për mendimin tuaj, si po i përballojnë socialistët këto sfida?

A.ÇANI:- Unë nuk mendoj se janë minuar pozitat e socialistëve. Shqipëria po përjeton kushte të vështira përsa i përket mazhorancës në pushtet. Unë mendoj se dorëheqja e drejtorit të doganave, Papadhima, është një akt për tu përshëndetur. Duhet të kemi parasysh se Papadhima ka dhënë dorëheqjen me motivacionin se po largohet për shkak të thashethemeve dhe llafeve që janë hapur në shtyp. Kjo për mendimin tim është një dorëheqje që duhet përshëndetur, pasi në njëfarë mënyre u mbyll gojën shumë faktorëve që kanë denoncuar emrimin e këtij drejtori. Ndërsa për sa i përket komisionit Rama, unë kam shprehur bindjen time përmes Gazetës Shqiptare, se ky komision duhet të ishte ngritur me kohë. Mandej nuk e kuptoj se si socialistët me në krye Gramoz Ruçin, kërkojnë më shumë kohë, pra mundohen ta shtyjnë kohën e ngritjes së këtij komisioni. Mendoj se opozita ka të drejtë për këtë, dhe se çdo vonesë do ta acaronte situatën edhe më tej. Në qoftë se socialistët e kanë vendosur që të shtyjnë sa më shumë kohën dhe të mos e ngrenë këtë komision, atëherë unë mendoj se pozitat e tyre do të jenë vërtetë shumë të rënda.

EB: Zoti Dervishi, cilat janë objektivat e vërteta të opozitës, sidomos per sa i perket çështjes Rama? Në qoftësë opozita është më të vërtetë e intersuar për të luftuar korrupsionin, përse përqëndrohet ajo tek Edi Rama e nuk ngre akuza kundër personaliteteve më të larta qeveritare? L. Dervishi:- Duhet patur të qartë se që nga hapja e këtij debati kemi të bëjmë me një luftë poltike. Jemi përpara zgjedhjeve lokale dhe Partia Sociliste e ka zotin Rama kandidat për Bashkinë e Tiranës. Dhe nëse nuk arrin të mbajë Edi Ramën, pritet që të pësojë një humbje të madhe në zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër, Partia Demokratike, kundërshtarin më të fortë ka zotin Edi Rama dhe kështu që goditja e zotit Rama do ti jepte shumë shanse për zgjedhjet lokale dhe pastaj për të kërkuar zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Në këtë rast është një kombinim i shkëlqyer i opozitës në luftë kundër korrupsionit me objektivat e veta politike. Do të isha mjaft i entuzismuar nëse opozita do të qëndronte me kaq forcë për çështje të korrupsionit edhe për zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë socialiste. Ne kemi parë se dokumentet që kanë dalë tani në shtyp për Edi Ramën, kanë dalë në shtyp edhe muaj e vite përpara, pasi objektiv politik në atë kohë ka qenë rrezimi i kryeministrit socialist Ilri Meta dhe çëshjet e korupsionit kaluan në plan të parë. Megjithë retorikën e fortë të opozitës, mendoj se synimi është lufta politike dhe jo korrupsioni, i cili do të ishte një sfidë shumë e vështirë jo vetëm për opozitën por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. EB: Zoti Çani, si do të ndikojë ky acarim i marrëdhënieve midis partisë në pushte dhe opozitës, mbi gjendjen e përgjithshme politke në vend?. A. Cani:- Vetëm një vit më parë ne përjetuam një ngjarje të jashtëzakonshme politike që ishin, zhvillimet në gjirin e komitetit të përgjithshëm dejtues të Partisë Socialiste. Ne të gjithëve na kujtohet se si socialistët zbazën xhepat dhe filluan të akuzonin njëri tjetin në një mënyrë që nuk ishte parë më parë në Shqipëri. Dhe unë mendoj se që nga ajo kohë, elektorati e ndien veten largë politikës. Kështu që në këto kushte ky acarim politik sidomos në parlament, pasi opozita po punon mirë dhe fort në parlament, mendoj se do ti shërbejë një sensibilizmi më të gjerë pas një braktisje prej disa muajsh nga publiku, duke menduar se kjo rrugë fillon që tani. Une mendoj se zgjedhjet lokale do të jenë interesante dhe do të kemi zhvillime.

EB:Zoti Dervishi ?

L.Dervishi:- Klima politike e tanishme parashikon kilmën e fushatës së zgjedhjeve lokale. Ky acarim, megjithëse është anë pozitive që bëhet brenda korrnizave të luftës parlamentare, ka anën e vet negative se ka bllokuar një seri reformash. Shqipëria sapo ka nënshruar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe bllokimi i parlamentit për shkak të ngritjes së komisionit, mundë të themi se është bllokuar edhe komisioni zgjedhor. Dhe duke u bllokuar komisioni i përbashkët zgjedhor për rekomandimet e ODIRIT dhe OSBE-së, do të thotë që të vihet në pikpyetje stabiliteti politik i vendit në sensin se po shkohet në zgjedhje me një situatë të tensionuar dhe pa e zgjidhur kuadrin ligjor. Së dyti është bllokuar një kuadër tjetër mjaft i rëndësishëm që është çështja e pronësisë që në këto momente nuk ndihmon stabilitetin dhe ecurinë e reformave të vendit..

XS
SM
MD
LG