Lidhje

Ali Ahmeti viziton më 4 mars Kosovën - 2003-03-03


Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, pritet të vizitojë të martën Prishtinën, në krye të një delegacioni të kësaj partie, për tu takuar me kryeadministratorin ndërkombëtar të Kosovës Mihail Shtajner dhe përfaqësuesit më të lartë shqiptarë të Kosovës. Zëvëndëskryetarja e kësaj partie, Teuta Arifi, i tha Zërit të Amerikës se kjo vizitë konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme, është vizita e parë zyrtare që zoti Ahmeti bën në Kosovë, sic thekson ajo:

"Duhet të nënvizj rëndësinë e madhe që u japim raporteve zyrtare me Prishtinën dhe integrimeve ndërshqiptare që janë për ne baza kryesore e asaj që quhet koncept integrimesh".

Zonja Arifi thekson se stabiliteti I rajonit varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga raportet e balancuara rajonale.

"Ne konsiderojmë se Kosova me perspektivë të pavarësisë është fqinjë e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë raportet e drejta të mira fqinjësore me Kosovën janë ato që duhet të jenë perspektiva e rajonit" tha zonja Arifi.

Zëvëndëskryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, thekson se për partinë e saj është e rëndësishme që të zhvillojë kontakte të drejtpërdrejta dhe miqësore me të gjitha strukturat politike në Kosovë dhe për të dëshmuar rëndësinë e madhe të këtyre marrëdhënieve.

Në delegacionin e BDI që shkon në Prishtinë marrin pjesë kryetari i partisë Ali Ahmeti, sekretari i përgjithshëm Gëzim Ostreni, zëvëndëskryetari Rafiz Haliti dhe zëvëndëskryetarja Teuta Arifi. Zonja Arifi thotë se delegacioni i BDI-së do të takohet me përfaqësues të parlamentit të Kosovës, presidencës,qeverisë dhe udhëheqësit e të gjitha partive politike.

//rd//

ë

XS
SM
MD
LG