Lidhje

Administratori Shtainer fton delegacionin serb për bisedimet e para me shqiptarët - 2003-03-03


Administratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Michael Steiner, ftoi një delegacion nga Serbia të zhvillojë bisedimet e para me shqiptarët e Kosovës që nga përfundimi i konfliktit në vitin 1999.

Zoti Steiner tha sot se ka propozuar që bisedimet të zhvillohen javën tjetër në kryeqytetin e Kosovës. Ai propozoi që në rendin e ditës të përfshihen çështje të tilla si lidhjet tregtare, transporti dhe rregullimi i dokumenteve personale.

Zoti Steiner ia dërgoi ftesën kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, dhe zyrtarit kryesor serb i ngaruakuar me ështjet e marrëdhënieve me Kosovën, Nebojsha Çoviç.

Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës vazhdojnë të jenë të tensionuara. Serbët e Kosovës vazhdojnë të jetojnë në zona të mbrojtura nga paqeruajtësit ndërkombëtarë.

//rd//

XS
SM
MD
LG