Lidhje

Kalendari Historik 8 mars - 2003-03-07


Më 8 mars 1864, presidenti Abraham Lincoln gradoi Ulysses S. Grant në rangun e gjeneral-lejtnantit. Kjo e bënte zotin Grant të dytin në hierarkinë e Ushtrisë së Unionit gjatë Luftës Civile Amerikane, duke patur mbi vete vetëm presidentin. Ky gradim e ktheu në mënyrë të befasishme rrjedhën e jetës së gjeneral Grantit, fama e cilësive të të cilit si ushtarak njollosej nga njoftimet rreth pirjes së alkolit pa kufi nga e tij. Vite më parë, abuzimet me pije alkolike të zotit Grant kishin ndikuar në vendimin e tij për t’u larguar nga ushtria. Ai u kthye në shërbimin ushtarak gjatë Luftës Civile me gradën e kolonelit dhe fitoi shpejt grada më të larta për hir të arritjeve të tia në fushën e betejës. Presidenti Lincoln, duke kërkuar një gjeneral që do të korrte fitore të rëndësishme, iu përgjigj zërave rreth alkolizmit të gjeneral Grantit duke deklaruar se nuk i bënte përshtypje një gjë e tillë dhe se tek gjenerali shikonte tiparet e luftëtarit. Gjenerali Grant e udhëhoqi ushtrinë e Unionit deri në fitoren mbi forcat e Konfederatës së Jugut. Më 1868, Partia Republikane e emëroi heroin e luftës Ulysses S. Grant si kandidatin e saj për president. Ai i fitoi zgjedhjet dhe shërbeu në Shtëpinë e Bardhë për dy mandate.

Më 8 mars 1974, makineri të rënda filluan gërmimet në qytetit verior Anchorage në shtetin amerikan të skajit perëndimor, Alaskë, për ndërtimin e naftësjellësit që përshkonte këtë shtet. Tubacionet prej çeliku ishin projektuar për të transportimin e naftës së papërpunuar nga gjiri Prudo, në veri të Arktikut Verior, 1 mijë e 300 kilometra drejt jugut për në portin Valdez, ku ujrat nuk ngrijnë asnjëherë. Ndërtimi filloi pasi Departamenti amerikan i burimeve natyrore nxori një leje për zbatimin e projektit prej 2,3 miliard dollarësh. Kjo leje kërkonte që naftësjellësi të projektohej në mënyrë që të përballonte dimrat arktikë të Alaskës dhe t’u qendronte tërmeteve që godasin rregullisht këtë shtet. Leja kërkonte gjithashtu që naftësjellësi të ndërtohej në mënyrë të atillë që të mos kalonte nga rrugët e migrimeve të kafshëve të egra në Alaskë. Naftësjellësi dhe zhvillimi i fushave të naftës në North Slope ishin vonuar për gati 10 vjet nga vendimet e gjykatave për pezullimin e projektit, pezullim ky që kërkohej nga organizatat ambjentaliste, të cila kishin frikë se projekti do të shkatërronte pjesë të mjedisit të Alaskës.//kk//

XS
SM
MD
LG