Lidhje

Sot, raport në Këshillin e Sigurimit për armët e Irakut - 2003-03-07


Kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët do t’i raportojnë sot Këshillit të Sigurimit për çështjen e çarmatimit të Irakut.

Këshilli prej 15 vendesh anëtare do të dëgjojë një raport për inspektimet, i treti që nga muaji nëntor, kur ekspertët e Kombeve të Bashkuara filluan kërkimet për armë të ndaluara në Irak.

Raporti mbahet në një kohë kur Këshilli përgatitet të shqyrtojë një projektrezolutë të re të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja, ku bëhet thirrje për veprime ushtarake nëse Bagdadi nuk u bindet kërkesave të OKB-së për t’u çarmatosur.

Presidenti Bush tha dje se Shtetet e Bashkuara janë vetëm pak ditë larg nga kërkesa për ta hedhur në votë projektrezolutën.

Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania kanë deklaruar se nuk janë për një rezolutë të re.//ii

XS
SM
MD
LG