Lidhje

UNMIK-u do t’u kalojë më shumë përgjegjësi institucioneve të Kosovës - 2003-03-07


Shefi i UNMIK-ut Michael Steiner dhe kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi, thane sot se Kosova nuk eshte nje vend i izoluar, prandaj bisedimet per zgjidhjen e ceshtjeve teknike te interesit te dyanshem, jane te domosdoshme. Ata i bene keto komente pas nje takimi te perbashket ne te cilin kane diskutuar rruget e kalimit te pergjegjesive nga UNMIK-u tek institucionet e Kosoves.

Zoti Steiner tha se deri ne fund te ketij viti institucionet do te kene me shume pergjegjesi, ndërsa tërë procesi do të jetë në pajtim me dokumentat ndërkombëtare. “Ështe arritur pajtimi qe te krijohet nje keshill i transferimit qe do te drejtohet nga unë dhe kryeministri Rexhepi dhe shtate anetare nga UNMIK-u dhe Qeveria, ku do te perfshihen edhe perfaqesuesit e pakicave”, tha zoti Steiner për të shtuar se takimi i pare do te mbahet me 26 mars. Por kalimi i pergjegjesive nuk nenkupton heqjen dore te UNMIK-ut nga te drejtat e rezervuara ku perfshihen siguria, te drejtat e komuniteteve dhe marredheneiet e jashtme.

Kryeministri Bajram Rexhepi tha nga ana e tij se takimi i sotem eshte i nje rendesie te vecante per Kosoven, meqe tash fillon konkretizimi i procesit te kalimit te pergjegjesive. “Pervec pergjegjesive te percaktuara me ligj, institucionet e Kosoves do te kerkojne casje edhe ne te drejtat e rezervuara” tha zoti Rexhepi duke shprehur besimin e tij ne funksionimin e ketij procesi.

Takimi i sotem pason nje periudhe te diskutimeve te shumta rreth fillimit te bisedimeve me Beogradin per zgjidhjen e ceshtjeve teknike. Zoti Steiner tha se institucionet e zgjedhura kane pergjegjesi qe te zgjidhin problemet e qytetareve, ndersa bisedimet e tilla jane ne pajtim me dokumentet ne fuqi dhe kerkesat e bashkesise nderkombetare.

Kryeminstri Rexhepi tha se institucionet e Kosoves kane shprehur gatishmerine per te biseduar me fqinjet, perfshire edhe Serbine, ndonese kontaktet me kete te fundit jane te veshtira. Ai tha se nuk do te kete bisedime politike dhe per statusin e Kosoves, por vetem per ceshtje konkrete te interesit te dyanshem. “Nuk eshtë qëllimi i Kosovës të mbetet në një kornizë, ose helmetë të breshkës, por duhet të zgjerohemi për arsye se një Kosovë e izoluar nuk u nevojitet as qytetarëve të Kosoves”.

Kryeministri Rexhepi nderkaq ka përkrahur kërkesat per miratimin e nje dokumenti mbi mbrojtjen e vlerave te luftes nga ana e Parlamentit te Kosoves. Kjo kerkesë është vënë në diskutim pas zhvillimeve te fundit, ndersa ka ndodhur ne pervjetorin e fillimit te luftes se armatosur qe mori fund ne qershor te vitit 1999 me nderhyrjen e NATO-s…

//rd//

XS
SM
MD
LG