Lidhje

Saddam Hussein: Të ndalen sanksionet ndaj Irakut - 2003-03-08


Iraku njoftoi se ka rifilluar shkatërrimin e raketave të ndaluara Al-Samud dhe presidenti Sadam Husein bëri thirrje për përfundimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, që u vendosën pas luftës së Gjirit Persik të vitit 1991.

Një zëdhënës irakian tha se shkatërrimi i 6 raketave Al-Samud filloi sot. Disa orë më vonë, presidenti Sadam Husein lëshoi një deklaratë, në të cilën i bënte thirrje Këshillit të Sigurimit që të heqë sanksionet e tij, sepse, siç u shpreh ai, Iraku po zbaton urdhërat e Kombeve të Bashkuara për të shkatërruar raketat.

Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri evropiane i kanë hedhur poshtë përpjekjet e Irakut për t’u çarmatosur, duke i cilësuar si të pamjaftueshme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën që të sigurojnë bashkëpunimin e plotë Irakut.//kk//

XS
SM
MD
LG