Lidhje

Bush: Një regjim i ri në Irak  do të shërbente si një shembull i lirisë për vendet e tjera në rajon - 2003-03-10


Nëse bota arabe dëshëron të përparojë, ajo duhet të trajtojë kufizimet e shumta të rajonit ndaj lirisë personale dhe politike. Ky është përfundimi i një raporti të zhvillimit njerëzor arab i shkruar nga 30 intelektualë arabë dhe botuar në korrik të vitit 2002 nga Programi i OKB-së për zhvillimin. Në raport thuhet se për të koregjuar këtë mangësi të lirisë, njerëzve duhet t’u jepet më shumë liri politike e ekonomike, duhet të respektohet shteti juridik e të drejtat bazë, të emancipohen gratë dhe të ngrihet niveli i sistemit arsimor. Shtetet e Bashkuara besojnë se shumë veta në boten arabe mbështesin këtë pikëpamje.

Presidenti Bush ka thënë se “Ekzistojnë shenja shprese të dëshirës për liri në Lindjen e Mesme. Princi i Kurorës i Arabisë Saudite ka propozuar krijimin e një Karte Arabe e cila do t’u bënte thirrje vendeve arabe për të hapur procesin politik, për nxitjen e reformave ekonomike dhe për krijimin e një zone të tregtisë së lirë. Presidenti Bush tha se “Duke filluar nga Maroku e deri tek Bahreini e përtej vendet po ndërmarrin hapa të vërtetë drejt reformave politike. Por, shtoi Presidenti Bush, “Duket qartë se populli irakian nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në këtë përparim nën regjimin shtypës të Saddam Husseinit. Presidenti Bush tha më 4 mars se “Një regjim i ri në Irak do të shërbente si një shembull dramatik dhe frymëzues i lirisë për vendet e tjera në rajon.

Suksesi në Irak, tha Presidenti Bush mund i hapër rrugën një faze të re për paqe në Lindjen e Mesme dhe do të vinte në lëvizje një përparim drejt krijimi të një shteti palestinez me të vërtetë demokratik. Një Irak pa Saddam Husseinin do t’u priste hovin rrjeteve terroriste të padronëve të pasur të cilët paguajnë për stërvitje terroriste dhe u ofrojnë çmime shpërblyese familjeve të atyre që kryejnë bombardime vetë-vrasëse.

Siç tha edhe Presidenti Bush “Pa këtë përkrahje nga jashtë për terrorizmin, palestinezët që po punojnë për reforma do të jenë në një pozitë më të mirë për zgjedhjen e udhëheqësve të rinj të cilët po përpiqen për paqe”.

Edhe Izraeli do të ndërlikohet në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. Presidenti Bush tha se me rënien e kërcënimit të terrorit dhe me përmirësimin e sigurimit, pritet që Izraeli të mbështesë krijimin e një shteti të qendrueshëm dhe të punojë sa më parë për arritjen e një marrëveshjeje për një status përfundimtar. Me përparimin drejtë paqes, aktiviteti i ndërtimeve të vend-banimeve në territoret e pushtuara duhet të përfundojë.

Presidenti Bush tha se modelet e vjetra të konfliktit në Lindjen e Mesme mund të prishen nëse të gjitha palët heqin dorë nga armiqësitë, urrejtja dhe dhuna dhe i përvishen siriozisht punës për zhvillimin ekonomik, për reforma kombëtare dhe për pajtim.//ic//

XS
SM
MD
LG