Lidhje

ElBaradi: Bagdadi duhet të ndërmarrë hapa dramatike për të shmangur luftën - 2003-03-10


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Muhamed ElBaradei, i bëri thirrje Irakut të ndërmarrë hapa dramatike për të treguar se po bashkëpunon me inspektorët e Kombeve të Bashkuara për aremët, para se të jetë shumë vonë për të shmangur luftën.

Zoti ElBaradei tha se presidenti irakian, Sadam Husein, mund të deklarojë në televizion se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me kërkesat e Kombeve të Bashkuara për çarmatim dhe të udhëzojë zyrtarët irakianë të paraqesin të gjithë dokumentacionin rreth armëve. Në komentet që u botuan të hënën, zoti ElBaradei tha gjithashtu se ende mendon që lufta mund të shmanget, por koha po kalon.

Ai tha se ministrat e jashtëm të vendeve arabe do të vizitojnë Bagdadin këtë javë për t’i bërë thirrje Irakut që të bëjë më shumë për të shmangur luftën.

XS
SM
MD
LG