Lidhje

Pentagoni vë në provë bombën më të fuqishme konvencionale në arsenalin ushtarak amerikan - 2003-03-11


Pentagoni bëri sot një provë, me atë që thuhet se është bomba më e fuqishme konvencionale në arsenalin ushtarak amerikan. Bomba e njohur me inicialet MOAB peshon 9 tonë e gjysmë, rreth 3 tonë më shumë se bombat më të mëdha që u përdorën në luftën e Vietnamit në vitet ’60.

Prova u krye në poligonin e forcave ushtarake Eglin në shtetin e Floridës. Zhurma nga shpërthimi ishte aq e fuqishme sa zyrtarët i paralajmëruan që më parë banorët aty pranë.

Nga shpërthimi i saj krijohet një kupolë tymi si ajo nga bombat bërthamore, po fuqia e saj shkatërruese është shumë më e vogël.

Agjencia Associated Press njofton se sipas një zëdhënësi ushtarak bomba mund të bëhet gati për prodhim për t’u përdorur në rast të një lufte të mundshme në Irak.

//rd//

XS
SM
MD
LG