Lidhje

Demonstruesit turq hyjnë në portin ku forcat amerikane po shkarkojnë armatime - 2003-03-12


Ushtarët turq shtinë në ajër në shenjë paralajmërimi ndërkohë që protestuesit hynë në një port jugor ku forcat amerikane po shkarkojnë armatime, në prag të një lufte të mundëshme kundër Irakut.

Sipas njoftimeve, rreth 300 demonstrues thërrisnin ”Amerikanë, shkoni në shtëpi” dhe u përpoqën të çanin rrugën drejt hyrjes së portit Iskënderun. Forcat ushtarake qëlluan në ajër për të shpërndarë protestuesit.

Ka disa javë që anijet shkarkojnë në këtë port armatime amerikane sipas një marrëveshjeje që lejon Shtetet e Bashkuara të modernizojnë portet dhe bazat e Turqisë.

Washingtoni synon të dislokojë në Turqi më shumë se 60 mijë ushtarë amerikanë për një sulm të mundshëm kundër Irakut. Por në fillim të këtij muaji, parlamenti turk e hodhi poshtë propozimin për dislokimin e trupave.

//rd//

XS
SM
MD
LG