Lidhje

Protestë në Tetovë, kërkohet lirimi i ish-anëtarëve të UÇK-së - 2003-03-13


Qytetarë të Tetovës dhe studentë të të dy universiteteve zhvilluan sot në Tetovë një protestë masive duke kërkuar lirimin e ish-anëtarëve të UÇK-së të cilët ende mbahen në burgje në Maqedoni.

Protesta u mbajt me moton “Të respektohet ligji për amnisti dhe të lirohen të gjithë ata ish anëtarë të UÇK-së të cilët janë dënuar nën akuzat për vepra penale që lidhen me konfliktin e armatosur”.

Maqedonia ka miratuar një ligj për amnisti për vepra penale që lidhen me konfliktin e armatosur por zbatimi i tij ka hasur herë pas here në probleme. Ky vendi pritet të miratojë gjithashtu një ligj për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës e cila po heton pesë raste që lidhen me krime lufte të kryera gjatë konfliktit.

//rd//

XS
SM
MD
LG