Lidhje

Duncan Smith: Franca po i shton gjasat e një lufte me Irakun - 2003-03-13


Në Britani, udhëheqësi i Partisë Konservatore të opozitës, Ian Duncan Smith, tha se Franca po i shton gjasat e një lufte me Irakun dhe se qeveria franceze duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Zoti Duncan Smith i bëri këto komente sot në Londër për gazetarët pas bisedimeve që pati me kryeministrin Tony Blair për çështjen e Irakut.

Ai u shpreh se kryeministri i kishte thënë se Franca është bërë krejtësisht e ngurtë në qendrimin e saj, duke kërcënuar t’i verë veton çdo rezolute të Kombeve të Bashkuara që i cakton afate Irakut për të respektuar kërkesat e OKB-së.

Zoti Duncan Smith tha se qendrimi i Francës po ua bën të vështirë Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara që të bindin anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për të votuar pro një rezolute të re.

Udhëheqësi i Partisë Konservatore tha se dy qeveritë po i vazhdojnë përpjekjet diplomatike. Por ai shtoi se ka më shumë mundësi që Uashingtoni dhe Londra ta tërheqin projektrezolutën e tyre se sa të kërkojnë që ajo të hidhet në votë.//ii

XS
SM
MD
LG