Sot ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian do të mblidhen në Greqi për të diskutuar mbi një numër çështjesh që lidhen me sigurimin, duke përfshirë edhe misionin e parë paqeruajtës në historinë e Bashkimit Evropian. Blloku evropian po përgatitet të zëvendësojë forcën paqeruajtëse të Natos në Maqedoni nga fundi i marsit. Ministrat e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë gjithashtu edhe për zëvendësimin e Forcës Stabilizuese të Natos në Bosnjë-Hercegovinë. Gjendja në Ballkan do të jetë gjithashtu në krye të rendit zyrtar të ditës të takimit, pas vrasjes këtë javë të kryeministrit të Serbisë, Zoran Xhinxhiç. //ad//