Lidhje

FMN: Shqipëria vendi me më pak të ardhura nga taksat në gjithë rajonin - 2003-03-15


Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një studim mbi ekonominë e rajonit të Evropës Juglindore.

Në këtë raport, Shqipëria renditet në vend të parë përsa i përket sasisë më të ulët të taksave që mbledh në raport me prodhimin e brendshëm.

Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar mendojnë se ky është tregues i korrupsionit në administratë dhe i shërbimeve të dobëta publike.

Ndërkaq, Doganat Shqiptare kanë mbetur pa drejtor prej më se dy javësh dhe autoritetet kanë shpallur një konkurs për këtë post, por pa mundur ende të emërojnë titullarin e ri. //kk//

XS
SM
MD
LG