Lidhje

Sëmundja misterioze e frymëmarrjes, kërcënim për shëndetin botëror - 2003-03-17


Organizata Botërore e Shëndetësisë po shpreson tek Kina të zbulojë shkaqet e sëmundjes misterioze të frymëmarrjes që dyshohet se ka shkaktuar deri tani vdekjen e nëntë personave dhe ka prekur qindra të tjerë gjatë 4 muajve të fundit.

Katër vdekje gjatë javës së kaluar në Vietnam, Hong Kong, dhe Kanada janë lidhur me sëmundjen që ngjan me pneumoninë, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan Sindroma Akute e Sistemit të Frymëmarjes.

Sëmundja ngjitëse duket të jetë shfaqur për herë të parë në muajin nëntor në provincën Guangdong në Kinën Jugore ku kanë vdekur pesë persona. Sot në Pekin, zyrtarët e organizatës thanë se ekspertët kinezë të shëndetësisë kanë njoftuar sukses në trajtimin e sëmundjes megjithëse ajo u reziston antibiotikëve. Gati 500 persona në Azi, Amerikën e Veriut dhe Evropë janë raportuar me simptoma të ngjashme me sëmundjen misterioze.

//rd//

XS
SM
MD
LG