Lidhje

Britania, Spanja, SHBA-të premtojnë ndihmë për rindërtimin e Irakut, nëse bëhet luftë - 2003-03-17


Britania, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara premtuan ta ndihmojnë popullin irakian të rindërtojë vendin e tij në rast veprimesh ushtarake për të çarmatosur udhëheqësin irakian, Sadam Husein.

Presidenti Bush, kryeministri britanik, Tony Blair dhe kryeministri i Spanjës Hose Maria Aznar, lëshuan një deklaratë në të cilën thuhet se në rast lufte, ata do t’i kërkojnë Këshillit të Sigurimit rezoluta të reja që të konfirmojnë tërësinë tokësore të Irakut dhe të përshpejtojnë dërgimin e ndihmave humanitare.

Çdo prani e huaj ushtarake në Irak, vazhdon më tej deklarata, do të jetë e përkohshme dhe do të ketë si qëllim përforcimin e sigurimit dhe eliminimin e armëve të shkatërrimit në masë. //kk/

XS
SM
MD
LG