Lidhje

Shtetet e Bashkuara largojnë personelin diplomatik nga Siria, Kuvajti dhe Izraeli - 2003-03-17


Shtetet e Bashkuara po evakuojnë atë që ato e quajnë personel jo të domosdoshëm të ambasadave si dhe të gjithë pjestarët e familjeve të diplomatëve amerikanë në Izrael, Siri dhe Kuvajt, shenjë kjo se lufta në Irak mund të fillojë shumë shpejt.

Njoftimi për këtë vendim, i cili prek qindra punonjës të ambasadave amerikane dhe familjet e tyre, u dha njëkohësisht me paralajmërimet e bëra mbrëmë vonë nga Departamenti amerikan i Shtetit, ku u ”kërkohej me forcë” shtetave privatë amerikanë në këto vende që të largohen menjëherë.

Në deklaratat thuhej se kjo masë merrej për shkak të veprimeve ushtarake që mund të ndërmerren kundër Irakut dhe theksohej se në rast lufte, ka rrezik që Iraku, apo organizata terroriste mund të përdorin armë kimike dhe biologjike.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ambasadat amerikane në Damask, në qytetin e Kuvajtit, dhe në Tel Aviv, si dhe konsulata amerikane në Jeruzalem, që mbulon veprimtarinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në rajonet palestineze, do të qëndrojnë të hapura, megjithëse disa prej shërbimeve mund të shkurtohen.// lk //

XS
SM
MD
LG