Lidhje

Kryeinspektori i armëve do të raportojë në Këshillin e Sigurimit - 2003-03-19


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Bliks, e cilësoi luftën e mundshme me Irakun si një moment të trishtueshëm, por shtoi se nuk mendon që Bagdadi do të përdorë armë kimike dhe biologjike kundër trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Zoti Blix do të informojë të mërkurën Këshillin e Sigurimit lidhur me çështjet e çarmatimit të Irakut, vetëm disa orë para afatit për fillimin e luftës.

Ministrat e jashtëm të 7 prej 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë në sesionin e së mërkurës, por sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauëll, tha se nuk do të marrë pjesë, pasi presidenti Bush ka deklaruar se të gjitha rrugët diplomatike për zgjidhjen e krizës me Irakun janë mbyllur.

Zoti Bliks tha se e sheh si të paarsyeshëm vendimin për t’u mbyllur derën inspektimeve, pasi regjimi irakian kishte filluar bashkëpunimin më të mirë në dekada.

Ai theksoi se mbi 100 inspektorët e armëve në Irak u larguan pa probleme nga ai vend, duke u dhënë kështu fund përpjekjeve 12 vjeçare për çarmatimin e Irakut nëpërmjet inspektimeve.//kk//

XS
SM
MD
LG