Lidhje

Turqi: qeveria do t’i kërkojë parlamentit vënien në dispozicion të hapësirës ajrore për avionët amerikanë - 2003-03-19


Qeveria turke do t’i kërkojë të enjten parlamentit që t’u japë avionëve luftarakë amerikanë të drejtën të përdorin hapësirën ajrore turke.

Një zëdhënës i qeverisë thotë se një projektligj tjetër për dislokimin e trupave amerikane në bazat turke do të shqyrtohet më vonë.

Zëdhënësi tha se ky vendim pasoi bisedat e sotme telefonike mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Kolin Pauëll, dhe homologut të tij turk, Abdullah Gul.

Planifikuesit ushtarakë amerikanë thonë se përdorimi i bazave ushatarake dhe i hapësirës ajrore turke për të hapur një front të dytë kundër Irakut verior, mund ta shkurtojë luftën dhe të shpëtojë jetën e shumë njerëzve.//kk//

XS
SM
MD
LG