Lidhje

Presidenti i Kosovës ka përkrahur veprimin e  Shteteve të Bashkuara në Irak - 2003-03-20


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka përshëndetur sot aksionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve në Irak. Në një deklaratë të lëshuar sot pasdite, Presidenti Rugova i shpreh presidentit Bush përkrahjen dhe mirnjohjen e qytetarëve të Kosovës për këtë veprim të rëndësishëm në luftën kundër të keqës dhe në shërbim të lirisë dhe mirëqenjes së kombeve.

Populli i Kosovës thekson presidenti Rugova e dinë më së miri rëndësinë e luftës kundër tiranisë, shtypjes dhe terrorit,për të nënvizuar se falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatëve dhe veprimit të tyre të vendosur para katër vitesh, populli i Kosovës, sot është i lirë dhe po integrohet në bashkësinë e kombeve të lira të botës.

Edhe përfaqësuresit e tjerë më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë mbështetur fuqishëm veprimin ushtarak në Irak. Ky veprim këtu po përcillet me interesim të jashtëzakonshëm nëpërmjet mediumeve elektornike vendore të cilat vazhdimisht po njoftojnë për zhvillimet rreth Irakut, duke iu referuar kryesisht stacioneve televizive amerikane.

Emrues i përbashkët i të gjitha reagimeve është se kjo luftë i shërben paqës sikundër edhe ajo e para katër viteve në Kosovë që ishte e drejtuar nga Shetet e Bashkuara të Amerikës. Veprimet ushtarake amerikane janë mbështetur edhe nga shoqatat e dala nga lufta të cilat kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara edhe fizikish në luftën e tyre në Irak. Këto shoqata dhe disa organizata të tjera joqeveritare kanë paralajmruar për nesër manifestime në mbështeje të Shteteve të Bashkuara. //ss//

XS
SM
MD
LG