Lidhje

Partitë politike shqiptare e mbështesin veprimin ushtarak në Irak - 2003-03-20


Opinioni publik në Maqedoni është jashtëzakonisht i intersuar të dijë se ç‘po ndodh në Irak.. Presidenti maqedonas Boris Trajkovski i shprehu “mbështetje të fortë forcave aleate që po e luftojnë regjimin e Sadam Huseinit”. Në një komunikatë të tij thuhet se regjimi i Huseinit paraqet kërcënim të drejtpërdrejt për sigurinë globale.

Edhe ministrja e Punëve të jashtme Ilinka Mitreva përsërit se Maqedonia është e gatshme që të marrë pjesë në fazën e dytë, në një mision paqësor, me ushtarë të saj, në Irak.

Partitë politike shqiptare e mbështesin fort ndërhyrjen ushtarake të forcave amerikane për të çarmatosur Sadam Huseinin. Bashkimi Demokratik për Integrim përmes nënkryetarës Teuta Arifi e shprehu qëndrimin duke thënë se SHBA janë partnere strategjike të Maqedonisë dhe qëndrimet e partisë së saj mbeten në këtë vijë: për ndërtimin e marrëdhënieve të hapura me SHBA, duke pasur parasysh paqen dhe interesat globale, i tha zonja Arifi VOA:

“Maqedonia si anëtare e Grupit Vilnus mori anën e shteteve që përkrahën aktivitetet amerikane. Ne shpresojmë që sa më pak të ketë viktima civile.”

Partia Demokratike Shqiptare thotë se ajo e kishte këshilluar me kohë qeverinë në Shkup që të mbështesë SHBA në një luftë eventuale kundër Sadam Huseinit. Zëdhënësi Demush Bajrami thotë se thirrjet e SHBA drejtuar regjimit të Sadamit nuk prodhuan efekte që t’i shmanget një konflikti luftarak:

“Diktatori që mund të rrezikojë paqen duhet goditur. Ky është mesazhi i PDSH.”

Edhe partitë tjera shqiptare e mbështesin ndërhyrjen kundër Irakut. Ndërkohë, qeveria e zotit Cëvenkovskiende nuk ka reaguar pas fillimit të luftës në Irak. Nga partitë maqedonase, ka që e mëbshtesin ndërhyrjen por ka edhe që mbajnë qëndrim asnjanës //ss//

XS
SM
MD
LG