Lidhje

Reagime nga Tirana dhe Prishtina për ndërhyrjen ushtarake në Irak - 2003-03-21


Lufta në Irak është cështja e ditës edhe në Shqipëri. Përfshirja edhe e Shqipërisë në këtë konflikt ndërkombëtar, për herë të parë më njësi të saj ushtarake, e ka bërë edhe më të ndjeshëm këtë problem. Shtypi i ditës i ka kushtuar edhe sot faqe të tëra zhvillimeve në Irak, e po ashtu dhe mediat televizive po ndjekin hap pas hapi ecurinë e operacioneve kundër Sadam Huseinit duke i kushtuar hapësira të tëra dhe analiza me politikanë dhe ekspertë ushtarak vendas.

Përfaqësues të lartë shtetëror dhe politik vazhdojnë të shprehin mbështetjen e hapur ndaj veprimeve të ndërmarra nga shtetet e Bashkuara dhe aleatt e tjerë. Që nga opozita deri te kreu i shtetit është mbajtur e njëjta linjë. Javën e ardhshme presidenti i Republikës ka vendopsur të therrasë këshillin e sigurimit kombëtar, ku do të analizohet kryesisht situata në vend dhe masat e marra nga qeveria.

Pas urdhërit të kryeministrit fatos Nano, kudo ndjehet një prani më e madhe e forcave të policisë, jo vetëm në pikat kycë si porte, aeroporte apo pika kufitare. Nëpër qytete e kryesisht në Tiranë, ngrihen në vende të ndryshme postoblloqe kontrolli. Në survejim më të fortë janë institucionet kryesosre dhe ambasadat e huaja.

Mbrëmë qeveria miratoi edhe shpërblimin prej 100 dollarësh në ditë, që do të jepetr për trupat komando shqiptare që do të nisen në Kuvajt. Një faturë e cila llogaritet kështu të jetë 210 mijë dollarë në muaj. Gjithashtu në bazë të një marrëveshje me Kuvaitin është miratuar edhe statusi i ushtarëve shqiptarë të cilët do të gëzojnë një imunitet të barabartë me atë të diplomatit.

Manifestim në Prishtinë në përkrahje të veprimeve ushtarake të SHBA dhe forcave të koalicionit në Irak

Disa qindra veta u mblodhën sot në Prishtinë në një manifestim përkrahjeje ndaj veprimeve të Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit në Irak. Krahas flamujve amerikan, atyre të NATO-s dhe flamujve kombëtar shqiptarë, pjesmarrësit bartnin edhe transparente në mbështetje të SHBA dhe lirisë e demokracisë në botë.

Sadik Halitjaha një nga organizatorët e manifestimit, tha se përkrahja e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është në fakt përkrahje për paqen dhe lirinë. Duke bërë një krahasim me luftën në Kosovë të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, zoti Halitjaha tha se populli i Kosovës solidarizohet me atë amerikan, meqë e di mirë domethënien e pushtimit, sic ishte ai serb në Kosovë. “Ne mendojmë se rirreshtimi përkrah aleatëve tanë, është në të mirën e njerzimit në përgjithësi, si dhe në të mirën e Kosovës dhe të persepktivës sonë në të ardhmen”, tha ai.

Zoti Halitjaha bëri të ditur se nëpërmjet një letre dërguar presidentit amerikan George Bush, veteranët e luftës të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës kanë shprehur gatishëmrinë që të ndihmojnë lirinë dhe paqen përkrah forcave të kolaicionit. Një gatishëmri të tillë për të ndihmuar edhe fizikisht luftën në Irak kanë shprehur edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Përkrahja ndaj veprimeve ushtarake në Irak vazhdon të jetë e fuqishme në Kosovë ku të gjitha institucionet, partitë politike e shoqatat e ndryshme janë vënë në mbështetje të Shteteve të Bashkuara duke përkujtuar se ishte lufta ajo që i solli lirinë edhe Kosovës.

//rd//

XS
SM
MD
LG