Lidhje

Shansi i fundit për ushtrinë irakiane - 2003-03-22


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, u dha këto këshilla ushtarëve irakianë dhe oficerëve, që i komandojnë ata:

“Njësitë ushtarake që duan të jetojnë dhe të veprojnë me nder, duhet të dëgjojnë transmetimet radiofonike të koalicionit për të marrë udhëzimet se si të tregoni se nuk synoni të luftoni. Ju do të keni vendin tuaj në një Irak të lirë, në qoftë se do të veproni drejt. Por në qoftë se ju ndiqni urdhërat e Saddam Husseinit, jo do të keni të njetin fat me të. Zgjedhja u përket juve”.

Sekretari Rumsfeld e bëri këtë thirrje në fillim të fushatës së forcave të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të çliruar popullin e Irakut nga Saddam Husseini dhe për të shpëtuar botën nga kërcënimi i armëve të tij të shkatërrimit në masë. Sekretari i Mbrojtjes, Rumsfeld, tha se forcat e koalicionit kanë si objektiv udhëheqjen irakiane dhe arsenalet ushtarake të Irakut. Për ata që do të ndjekin rrugën e luftës për të mbrojtur regjimin e dështuar irakian, zoti Rumsfeld bëri këtë paralajmërim:

“Në qoftë se Saddam Husseini apo gjeneralët e tij japin urdhër për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë kundër kujdo qoftë, forcave të koalicionit, forcave që luftojnë për lirinë e Irakut, vendeve fqinje apo civilëve të pafajshëm irakianë, siç kanë bërë më parë, këto urdhëra nuk duhen respektuar. Mos zbatoni urdhërat për shkatërirmin e digave dhe përmbytjen e fshatrave. Mos zbatoni urdhërat për shkatërrimin e burimeve të naftës të vendit tuaj, që i përkasin popullit irakian. Ata që zbatojnë urdhërat për të kryer krime të tilla do të gjenden dhe do të ndëshkohen. Krimet e luftës do të dënohen dhe deklarata se “unë vetëm zbatova urdhërat” nuk është e justifikueshme, tha zoti Rumsfeld.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të koalicionit po marrin të gjitha masat e mundëshme për të shmangur viktimat në radhët e qytetarëve irakianë dhe për të shmangur dëmet në pronat e civilëve. Ushtria irakiane mund t’i japë fund konfliktit shpejt dhe me nder, duke refuzuar të luftojë për Saddam Husseinin.

XS
SM
MD
LG