Lidhje

Vazhdojnë protestat kundër luftës - 2003-03-23


Sot për të katërtën ditë me radhë në shumë vende po zhvillohen protesta kundër luftës. Demonstrata të tilla pritet të mbahen në Evropë dhe këtu në Shtetet e Bashkuara, ku qindra mijëra vetë dolën dje nëpër rrugët e disa qyteteve të mëdha për të protestuar kundër politikës amerikane në Irak. Në New York mbi 100 mijë njerëz të organizuar nga një koalicion prej 70 organizatash grupesh kundër luftës marshuan për tre kilometra deri në rrugën e famshme Broadway në Manhattan.

Në Washington disa qindra demonstrues u mblodhën pranë Shtëpisë së Bardhë. Shumë prej tyre hidhnin parulla dhe mbanin simbole ngjyrë rozë dhe portokalli. Marshime kundër luftës pati edhe në Çikago, San Francisco dhe Atlanta. Protesta pati edhe në Londër dhe Tokio. Sot në Australi, policia tha se dhjetra mijëra njerëz demonstruan kundër luftës në Sydney, Adelaide dhe në kryeqytetin Kanberra. Veprimtarët e paqes dënuan vendimin e kryeministrit australian John Howard për të vënë në dispozicion të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, 2 mijë trupa.

Policia në qytetin Lahore të Pakistanit thotë se të paktën 100 mijë njerëz marshuan dhe hodhën parulla kundër Amerikës gjatë një tubimi të organizuar nga partitë islamike të krahut të djathtë.

Një koalicion grupesh islamike në Indonezi organizuan protesta para zyrave diplomatike amerikane, britanike dhe australiane për të denoncuar Presidentin Bush dhe për të kërkuar që t’u jepen fund menjëherë luftimeve në Irak.

//rd//

XS
SM
MD
LG